Ballina Bota Flakë gjigante/ Sulme me raketa në Kiev, ushtria ruse hedh në erë...

    Flakë gjigante/ Sulme me raketa në Kiev, ushtria ruse hedh në erë magazinën e ushqimeve

    1

    Pas raportimeve se Kievi është sulmuar sot nga forcat ruse, duke se bombardimet kanë sjellë pasojat e tyre. Një depo e magazinimit të ushqimit të ngrirë në rajonin e Kievit shpërtheu në flakë, pasi u sulmua me raketa.

    Ngjarja ndodhi në orën 3:40 të mëngjesit (01:40 GMT) të së shtunës në mëngjes, raporton BBC.

    Imazhet e publikuara nga Shërbimi i Emergjencës Shtetërore, treguan punonjësit e urgjencës që po vraponin për të shuar një flakë masive në magazinë. Fatmirësisht nuk është raportuar për viktima.