Ballina Bota Fituesi i Eurovizion e shet trofeun për 900.000 dollarë, paratë në ndihmë...

    Fituesi i Eurovizion e shet trofeun për 900.000 dollarë, paratë në ndihmë të ushtrisë ukrainase

    1

    Grupi muzikor ukrainas “Kalush Orchestra”, fitues i Eurovizionit të këtij viti, e ka shitur trofeun e këtij kompeticioni kontinental në një ankand bamirësie për 900.000 dollarë dhe do t’i përdorë paratë për të blerë tre dronë për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

    Grupi në fjalë e ka bërë me dije këtë lajm në faqen e tij në Facebook: “Miq, ju jeni të jashtëzakonshëm! Ne jemi mirënjohës për secilin prej jush që ofroi para në këtë ankand, veçanërisht për ekipin e ‘Whitebit’ që e bleu trofeun për 900.000 dollarë dhe tani janë bërë pronarë të trofeut tonë. Abonohuni tek ata, vërtet e meritojnë. Lavdi Forcave të Armatosura të Ukrainës”.

    “Kalush Orchestra” dëshironte ta shiste në ankand trofeun e Eurovizionit për 1 milion euro dhe t’i përdorte fondet për të blerë një grup prej tre dronësh PD-2. Megjithatë, shuma maksimale që u ofrua ishte 900.000 dollarë, jo pak.

    Këngëtarët e “Stefania” e shpallën idenë e tyre për ta nxjerrë në ankand trofeun menjëherë pas fitores së tyre. Sipas NEXTA, Orkestra Kalush do t’i dhurojë të ardhurat për Serhiy Prytula. Prytula është një vullnetar i ushtrisë ukrainase, i cili gjithashtu koordinoi ankandin e trofeut të Eurovizionit.