Ballina Bota Fiton 10 milionë dollarë në lotari, amerikani dënohet me burgim të përjetshëm

    Fiton 10 milionë dollarë në lotari, amerikani dënohet me burgim të përjetshëm

    1
    Fiton 10 milionë dollarë në lotari, amerikani dënohet me burgim të përjetshëm

    Një 54-vjeçar, Michael Todd Hill, ka fituar dhjetë milionë në llotari, por nuk do të mund të shpenzojë të gjithë pasurinë e tij sepse u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës së tij, 23-vjeçares Keonna Graham.

    Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut, në Shtetet e Bashkuara.

    Siç raportojnë mediat lokale, burri ka rrëfyer se e ka qëlluar në pjesën e pasme të kokës pasi zbuloi se u kishte dërguar mesazhe burrave të tjerë.

    Historia – Pasi “u puth nga fati” në vitin 2017, burri la gruan për 23-vjeçaren. Tre vjet më pas, ndodh tragjedia ku Keonna e shpallur e zhdukur, u gjet e vdekur në një dhomë hoteli. Pas pak, Hill rrëfeu se e kishte vrarë dhe tashmë ka ardhur edhe dënimi me burgim të përjetshëm.