Ballina Vendi Fillon puna për çlirimin, pastrimin dhe gjelbërimin e hapsirave publike në Lushnjes!Balla...

Fillon puna për çlirimin, pastrimin dhe gjelbërimin e hapsirave publike në Lushnjes!Balla në terren prish vetë gardhet!

1

Fillon puna për çlirimin, pastrimin dhe gjelbërimin e hapsirave publike në Lushnjes

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla bashkë me kryetaren e bashkisë, Eriselda Sefa ka parë sot nga afër punën që ka nisur në Lushnje për çlirimin, pastrimin dhe gjelbërimin e trotuareve dhe hapësirave publike. Lushnja është kthyer në një kantier punimesh, ku punonjësit e bashkisë vijojnë punën për mbjelljen e luleve përgjatë gjithë shëtitores dhe rrugëve ‘Uan Kondakçiu’ e ‘Misto Mame’ në rajonin nr.3 Gjithashtu puna vijon dhe në rajonin nr. 4 në qytet, ku Balla u angazhua personalisht në çlirimin e hapsirave publike për prishjen e një gardhi në mënyrë që të vazhdojë puna për pastrimin e territorit, pastrimin e pusetave si edhe është duke u bërë rikonceptimi i linjës eleketrike në bllokun e lagjes ‘Gafurr Muço’. Balla u shpreh se puna do të vazhdojë intensivisht në Lushnje ashtu siç ju premtua qytetarëve.