Ballina Lajme FIFA gjobit Federatën Gjermane të futbolit. Zbulohet arsyeja

FIFA gjobit Federatën Gjermane të futbolit. Zbulohet arsyeja

1

Në mbledhjen e parë të Komisionit të Disiplinës, për Kupën e Botës, FIFA bën “kurban” pikërisht Federatën Gjermane, kundërshtarin e tyre më të madh në këtë periudhë.

4 herë kampionët e Botës dolën kundër FIFA-s duke e shprehur këtë publikisht, fillimisht me gjestin ku mbulon gojën me dorë, më pas kur Flick u paraqit i vetëm në konferencë për shtyp, pa një lojtar, ashtu siç e thotë edhe rregullorja.

FIFA ka vendosur të gjobis me 10,500 dollarë pikërisht për këtë vendim, për tu paraqitur të vetëm në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)