Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjate vizites se saj ne Fier ka inspektuar Spitalin rajonal të qytetit, aty ku pa nga afër investimet në infrastrukturë dhe pajisje biomjekësore në këtë spital. Nder te tjera minitrja Manastirliu eshte shprehur se 975,000 Euro është vlera e investimit në aparatura në spitalin e Fierit këtë vit, ndersa tashme jane shtuar edhe dy sherbime te reja, hemodinamika për t’ju përgjigjur në kohë urgjencave kardiake ndersa do te ofrohet edhe shërbimi i kemioterapisë për të sëmurët me tumore.