Ballina Lajme Fier/Prindërit protestojnë për zhvillimin e mësimit me dy turne, në...

Fier/Prindërit protestojnë për zhvillimin e mësimit me dy turne, në shkollen 9-vjeçare “Naim Frashëri”

1

Ne nje kohe kur numri i nxenesve eshte reduktuar dhe po keshtu edhe numri i klasave , ne shkollen 9 vjecare ne Fier Naim Frasheri mesimi per 150 nxenes te klasave te 4 dhe te 5 jane kthyer me dy turne duke shkaktuar reagimin dhe kundershtim te prinderve

Ky vendim i ZVAP na gjeti te papergatitur shprehen te indinjuar prinderit teksa theksojne se per kete problematike i jane drejtuar Drejtorise Arsimore dhe bashkise , por nuk kane gjetur zgjidhje.

Prej tre ditesh nuk i sjellim femijet ne shkolle thone ata , dhe nese nuk do te gjejme nje zgjidhje do ti transferojme femijet ne shkolla me te aferta. Mesimi me turne do te kryhet per 2 klasa te katerta dhe tre te pesta. Jane plot 150 nxenes qe do te mesojne ne orarin e pasdites, nderkohe qe prinderit kembengulin ne nje zgjidhje te shpejte te kesaj situate.