Ballina Lajme Fier/ Mbante pa leje armë zjarri, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari

Fier/ Mbante pa leje armë zjarri, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari

2

20-vjeçari Emiljano Haxhiaj është arrestuar pasi mbante pa leje armë zjarri automatik. Sapo i riu ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë armën e zjarrit automatike . Megjithatë ai nuk ka mundur dot pasi është kapur në flagrancë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll edhe në banesën e 20-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Roskovec, Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

Mbante pa leje armë zjarri automatik, si rezultat i inteligjencës informative, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, bazuar në inteligjencën informative se një 20-vjeçar mbante armë zjarri automatik pa leje dhe qarkullonte në kodrat e liqenit të fshatit Kurjan, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Liqeni”.

Në kuadër të operacionit, u kap në kodrat e liqenit të Kurjanit, shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Roskovec, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë armën e zjarrit automatike PMSH, por nuk ka mundur dot pasi është kapur në flagrancë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll edhe në banesën e 20-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.