Ballina Vendi Fier/I vodhi me dhunë varësen në qaf një shtetaseje, arrestohet 40-vjeçari.

Fier/I vodhi me dhunë varësen në qaf një shtetaseje, arrestohet 40-vjeçari.

1

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “8 Shkurti”, Fier, shtetases E. I., 25 vjeçe, i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin E. K., 40 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale varësja që ky shtetas i vodhi me dhunë 25-vjeçares.