Ballina Lajme Fier / Dy të arrestuar dhe 6 të tjerë në ndjekje penale...

Fier / Dy të arrestuar dhe 6 të tjerë në ndjekje penale për kryerje veprash penale

1

Fier / Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. Gj., 38 vjeç, banues në Pishë, Fier, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. H., 50 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për të vjedhur në banesën e një shtetaseje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Gj., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ka dëmtuar tabelën e rrugës, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit B. B., 34 vjeç dhe L. H., 38 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, Fier, gjatë kontrollit në çantat e tyre, shërbimet e Policisëi i gjetën dhe i sekuestruan secilit, doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. A., 49 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në Lushnjë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Z. D., 83 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Biçakaj i Ri, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. N., 38 vjeç. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur në mënyrë të vazhdueshme, nëpërmjet telefonit, shtetasin S. I., 43 vjeç, banues në Divjakë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale