Ballina Vendi Fier/Arrestohet nje shtetas dhe nje tjeter shpallet ne kerkim

Fier/Arrestohet nje shtetas dhe nje tjeter shpallet ne kerkim

1


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasit: A. K., 41 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vetëgjyqësia” pasi ka tentuar të vëri në punë një fabrikë pa marrëveshje me bankën, në të cilën është bashkëpronar me bankën. D. M., 41 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin F. Ç., 52 vjeç. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan shtetasin G. Gj., 37 vjeç, banues në Remas, Divjakë, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur shtetasin M. K., 29 vjeç, dhe i ka marë aparatin celular. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.