Ballina Vendi FIER/Arrestohen disa shtetas per vepa te ndryshme penale

FIER/Arrestohen disa shtetas per vepa te ndryshme penale

1

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. C., 27 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit personal dhe gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Q. P., 27 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këto struktura u shpall në kërkim shtetasi A. L., 27 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një shtetase 16-vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin S. M., 65 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, Lushnjë, pasi duke djegur disa barishte në oborrin e banesës së shtetasit T. M., zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur automjeti tip “Volkswagen”(në gjendje jo funksionale, i parkuar në oborrin e banesës së tij) në pronësi të vajzës së shtetasit T. M. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë natës, kanë tentuar të vjedhin arkën e kishës së fshatit Xengë, Divjakë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale