Ballina Vendi FIER/Aksident në Levan-Tepelenë, kamioni me inerte del nga rruga, plagoset shoferi

FIER/Aksident në Levan-Tepelenë, kamioni me inerte del nga rruga, plagoset shoferi

1

Një kamion i cili transportonte inerte ka dalë nga rruga në aksin Levan- Tepelenë. Mësohet se shkak i daljes së kamionit jashtë karrexhatës ka qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit i cili udhëtonte i vetëm.

Menjëherë janë njoftuar uniformat blu dhe shërbimi i urgjencës së spitalit të Fierit, të cilët kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të lehta, edhe pse nga pamjet tregojnë një makinë thuajse totalisht të shkatërruar.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme. Nga ana e bluve po punohet për të evitimin e trafikut në këtë rrugë.