Ballina Lajme Kronike Festa kthehet në tragjedi, shqiptari qëllon drejt bashkatdhetarëve në Itali, vret 23-vjeçarin,...

Festa kthehet në tragjedi, shqiptari qëllon drejt bashkatdhetarëve në Itali, vret 23-vjeçarin, plagos një tjetër

2

Një festë mes shqiptarëve në Itali është kthyer në tragjedi për një 23-vjeçar.

Sipas medieve italiane, gjatë natës në Turbigo, në një sherr të ndodhur gjatë një feste pranë një lokali, një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkatdhetarëve.

Një djalë 23-vjeçar ka humbur jetën. Një tjetër bashkatdhetar 30-vjeçar ka mbetur i plagosur. Autori i dyshuar u arrestua menjëherë nga karabinierët.

Rindërtimi i ngjarjes

Sipas rikonstruksionit të karabinierëve të Compagnia di Legnano që ndërhynë në vendngjarje, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30,  pranë një lokali në via Allea Comunale në Turbigo.

Gjatë një sherri, i cili shpërtheu për arsye banale gjatë një feste mes shqiptarëve,  një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar në drejtim të një 30-vjeçari shqiptar, duke e plagosur.

Të pranishmit më pas rrethuan sulmuesin i cili qëlloi disa herë të tjera duke goditur një 23-vjeçar

Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnano.

Autori i dyshuar u arrestua.

Arma e përdorur është një pistoletë e kalibrit 6.35 e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos./Abcnews.al/