Ballina Vendi Fermeri Bashkim Gjojdeshi në fshatin Petovë i kthyer nga emigrimi, një histori...

Fermeri Bashkim Gjojdeshi në fshatin Petovë i kthyer nga emigrimi, një histori suksesi në prodhimet bujqësore. Subashi- Investimet e kryera janë në dobi të zhvillimit të bujqësisë.

3

Duke pasur infrastrukturën e nevojshme si rrugë kanalizime të vaditjes, kullimit dhe energjinë elektrike për fermerët plotësohen kushtet e punës duke synuar si rritjen e rendimentit në drejtim të prodhimeve bujqësore e blegtorale, por edhe shtimin e zgjerimin e tyre.

Një ndër shembujt e shumtë të bashkisë së Fierit është dhe ajo fermerit Bashkim Gjojdeshi në fshatin Petovë. I emigruar prej disa vitesh në Greqi ai kthehet dhe fillon mbjelljen e tokave të tij si në sipërfaqe të hapur për ullinj apo edhe në sera me synim si tregun vendas ashtu dhe atë të jashtëm. Tashmë ai prej 25 vjetësh ushtron këtë aktivitet duke kultivuar specin dhe domatet si për tregun vendas dhe atë të huaj. Aktualisht në sera është mbjellë speci i bardhë për tregun e Kosovës, ndërsa domatja për tregun vendas dhe për eksport. Pikat e grumbullimit janë një ndihmesë në veprimtarinë e tij pasi i gjithë prodhimi shkon atje dhe më pas në treg, duke mos ndjerë problem shitjen e produktit.

Ndërtimi i serave me tre shtresa plastmasi bën të mundur një mjedis për rritjen e sigurt të të mbjellave ndërkohë punohet me pleh organik duke bërë që të nxirret një prodhim bio. Sipas kryetarit të bashkisë Armando Subashi, Petova është një nga fshatrat tipikë të serave për perimet, pasi jo vetëm klima është e favorshme, por dhe njerëzit janë punëtor. Investimet në drejtim të vaditjes dhe kullimit ka bërë që sipërfaqet bujqësore të mos përmbyten, por të jenë të shfrytëzueshme në çdo stinë.

Nisur nga pozicioni gjeografi në këtë fshat janë të mbjellë me qindra rrënjë ulliri me prodhim të kënaqshëm. Ndërkohë që fermeri Bashkim Gjodeshaj synon shtimin e sipërfaqeve me sera pasi ka në shfrytëzim sipërfaqe të konsiderueshme tokash të marra me qira. E veçanta e punës së tij është që prodhon vetë fidanët nga fara cilësore dhe të certifikuara, por përdoret dhe pjalmimi natyrale përmes bletës duke dhënë një prodhim të një cilësie të lartë dhe tërësisht bio./Tv Kombi/