Ballina Vendi Fermerët e pakënaqur me subvencionet nga shteti, ngrihen në protestë në Lushnjë

Fermerët e pakënaqur me subvencionet nga shteti, ngrihen në protestë në Lushnjë

2

Fermerët kërkojnë rritjen e buxhetit të shtetit për bujqësinë, rimbursimin për njësi prodhimi për kulturat bujqësore, rimburësim për çdo litër qumësht, ulje të çmimit të naftës. Ata thonë se e kanë të pamundur të konkurrojnë me tregun rajonal, pasi pikat e grumbullimit e marrin qumështin nga Serbia ose Maqedonia e Veriut.

Sipas tyre, fondi i skemave mbështet njerëzit që janë afër qeverisë, nje pjese e madhe e buxhetit të për fermerët i kalon universitetit Bujqësor dhe bashkive për ndërtimin e tregjeve. Ata thonë se nafta nuk mund të merret nga të gjithë ata që kane mekanikën bujqësore për shkak të mungesës së letrave për pronësinë e tokës.  

Fermerët kundërshtojnë edhe skemën e rimbuirSimit për krerë bagëtish. Nëse në vitin e kaluar kush kishte 70 krerë dele apo dhi, merrte rimbursim 1200 lekë për gjedhë, tanimë përfitues do të jenë ata që kanë mbi 100 krerë dhi apo dele. Ndërkohë që shuma maksimale që mund të përfitojë nga skema një fermer që ka dele apo dhi është jo më shumë se 360 mijë lekë, aq sa ishte edhe më parë.

Për fermat e lopëve rimbursim do të marrin ata që kanë mbi 10 krerë lopë, nga 5 që ishte kushti i kaluar dhe vlera për krerë është 10 mijë lekë, dhe në total një fermer mund të përfitoj rimbursim deri në 500 mijë lekë, aq sa ishte totali i përcaktuar edhe në skemën e kaluar.