Ballina Vendi Fenomen i rrallë/Uji që buron nga trungu i një mani në fshatin...

Fenomen i rrallë/Uji që buron nga trungu i një mani në fshatin shqiptar, ben jehonë në mediat botërore!VIDEO

1

“Pse uji rrjedh nga një pemë në Mal të Zi?”, kështu e nis artikullin media e huaj bbc.com e cila ka shkruar për fenomenin e rrallë dhe të pazakontë që ndodh në një man të vjetër në fshatin shqiptar të Malit të Zi.

Në fshatin Dinoshë të Tuzit, dhurohen pamje mahnitëse pasi buron ujë nga trungu i një mani 100-vjeçar. Banorët e fshatit shqiptarë në Malin e Zi, thonë për BBC se çdo vit pasi të përfundojë dimri, trungu i manit kthehet në burim që rrjedh dhe që zgjat vetëm një ose dy ditë.

Nuk dihet ende pse ndodh ky fenomen natyror, por ajo që shihet është se uji bie nga pjesa e sipërme e trungut të pemës përmes zgavrës së saj.