Ballina Vendi Fatos Lubonja:Vendi yne ka nevoje per autoritet dhe jo presion nga nderkombetaret!

Fatos Lubonja:Vendi yne ka nevoje per autoritet dhe jo presion nga nderkombetaret!

1

Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja thotë se vendi ynë ka nevojë për autoritet dhe jo presion nga ndërkombëtarët.

“Jam dakord se ky aksion është bërë me presion, por me logjikën; shyqyr që janë ata (SHBA) se do ishim më keq, por ndoshta do kishim pasur më shumë përpjekje nga shqiptarët. Kjo përpjekja e të huajve që thonë; hapni komisionin e inceneratorëve, ka një anë infantile, ne nuk rritemi. Kjo nuk është drejtësi e pavarur, por ka nevojë për një autoritet, që nuk është drejtësi, për të bërë shoë dhe për të mbuluar dështimet.

Kur ndërkombëtarët, siç kemi parë amerikanët, kanë ca interesa të tjera gjeo-strategjike më të rëndësishme. Ne nuk jemi rritur vetë për të qenë të zot të vetes tonë, bëjmë një shoë, por në thelb ata po mbështesin një regjim. Këtu lind problemi i opozitës tonë. Kishim një opozitë para ca kohësh, se tani kemi 3, e cila ankohej për reformën në drejtësi, tani është argumenti; që shyqyr që janë ata. Komisioni Eurpian ka kritikuar reformën në drejtësi të Polonisë, si kapje nga ekzekutivi, me probleme të mëdha, etj.

Tani ndodh një situatë tjetër, që me emigrantët që solli Bjellorusia dhe që kërcënon Europën. Në këtë aspekt duhet t’i mëshohet më shumë rritjes tonë me vështirësitë tona. Por duhet të bëhet rezistencë dhe t’u thuhet; mos gënjeni shqiptarët me Alqi Bllakon.”, tha Lubonja ne News 24.