Ballina Vendi Fabrika e miellit “Mokra” në bashkinë e Fierit është një nga arritjet...

Fabrika e miellit “Mokra” në bashkinë e Fierit është një nga arritjet më të mëdha në industrinë e përpunimit të grurit dhe misrit. Subashi: Do ngremë pikë grumbullimi 9 mijë tonë drithëra.

1

Fabrika e miellit “Mokra” në zonën e Mbrostarit në bashkinë e Fierit mund të cilësohet një nga arritjet më të mëdha në industrinë e përpunimit të drithit të grurit dhe misrit. Në këtë biznes është kryer një vizitë nga i qarkut të Fierit, deputeti Taulant Balla së bashku me kryetarin e bashkisë Armando Subashi të cilët janë njohur me teknologjinë e përpunimit të grurit dhe misrit, prodhimin e llojeve të ndryshme miellit duke filluar nga mielli i grurit për përdorim të përditshëm ashtu si dhe në llojet më të mira të mira të miellit për pastiçeri, pica në rreze 00.

Po ashtu në këtë fabrikë përpunohet mistri duke plotësuar kërkesat e subjekteve tregtare, por edhe në furrat për prodhimin e bukës së misrit. Ky është një investim ambicioz në fushën e përpunimit të grurit dhe prodhimit të llojeve të ndryshme të miellit ku një prej synimeve kryesore të investitorëve të fabrikës është edhe përpunimi i grurit vendas.

Prodhimi i miellit i nënshtrohet kontrollit të cilësisë duke bërë prodhimin e bukës nga mielli i bluar për të garantuar cilësinë sa më të mirë të prodhimeve të brumit. Akutualisht fabrika “ Mokra” bluan 11o tonë drith në ditë. Gjatë kësaj vizite takimi kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka bërë të ditur iniciativën e bashkisë së Fierit për të ndërtuar këtë vit një pikë grumbullimi të drithërave me sillosat dhe pajisjet e tharjes në sasinë e nëntë mijë tonëve.

Sipas tij do të jenë gjashtë sillosa me nga 1500 ton secila. Ndërkohë Balla nga ana e tij ka pohuar që fermerët duhet të jenë të fokusuar në drejtim të mbjelljes së grurit si më fitimprurës. Sipas tyre me rëndësi është lidhja e prodhimit të zonës me industrinë e përpunimit të grurit, katër më të mëdhatë në vend, me qëllim që të reduktohet blerja jashtë vendit e grurit dhe të sigurohet kështu tregu i shitjes së prodhimit vendas.

E udhës është parë bërja e një planfikimi me qëllim që në qershor të prezantohet situata e prodhimit përpara kompanive të përpunimit të grurit. Provat e bukës me mostrën e miellit Kapaviteti është 110 tonë në ditë./Tv Kombi/