Ballina Lajme Evropa po vlon! Nesër i nxehti ‘skuq’ Shqipërinë, temperatura 42 gradë në...

Evropa po vlon! Nesër i nxehti ‘skuq’ Shqipërinë, temperatura 42 gradë në hije

1

Një valë i nxehti ekstrem ka përfshirë Evropën gjatë këtyre ditëve. Vala po afrohet dhe do të zhvendoset drejt Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit.

Meteorologët paralajmërojnë se vala afrikane do të sjellë temperatura të larta, që do të arrijnë deri në 42 gradë në hije.

“Duke filluar nga dita e enjte (nesër), vendi ynë do të futet më në qendër të valës. Parashikohen ditë të nxehta, të paktën nga sot deri në fundin e korrikut. Deri nga data 28, 29, mbetemi nën ndikimin e kësaj vale, që do të kulmojë në fundjavë. Termometri në disa zona do të shënojë 42 gradë celciues, lehtësisht mbi 42 gradë, ndërkohë që mbeten në vlera nga 35 deri në 39 gradë pothuajse gjithë Ultësira Perëndimore. Madje një pjesë e mirë e zonave malore në verilindje, Malësia e Madhe, Kopliku, Hasi, Kukësi, Burreli, Bulqiza, mbeten në temperatura shumë të larta. Pak më freskët paraqitet vetëm zona juglindore, Korça, Pogradeci, Erseka ke temperaturat luhaten në 33-34-35 gradë. Këto vlera megjithëse janë shumë të larta, të paktën në Shqipëri nuk priten të thyhet rekordi historik prej 44.4 grade celcius në Kuçovë në vitin 1970. Ka më pasur një tërheqje të valës në fillim të gushtit, por padiskutim do të kemi valë të nxehti, pasi jemi në mesin e verës.

Përsa i përket paramentit të erës, që po ndihmon flakët në zona të Lezhës e Vlorës, ajo do të jetë e pranishme në orët e pasdites, dhe në momente të veçanta, për 2-3 orë do të arrijë shpejtësi 45 km në orë, gjë që do të vështirësojë ssituatën, pasi mund të zgjerojë hartën e zjarreve. Po ashtu edhe temperaturat nuk janë fare favorizuese, duke qenë se ende nuk kemi sinjal për reshje në territorin tonë.”- tha Lajda Porja

Gjatë ditëve që lamë pas Britania e Madhe shënoi temperatura rekord deri në 4o gradë, ndërkohë të njëjtën situatë kaluan dhe vendet si Spanja dhe Franca.