Ballina Lifestyle & Showbiz Eva Alikaj skualifikohet nga ‘Big Brother VIP Albania’

Eva Alikaj skualifikohet nga ‘Big Brother VIP Albania’

2

Aktorja Eva Alikaj është skualifikuar nga gara e “Big Brother VIP Albania”.

“Konkurrentja Eva Alikaj, për shkak të shprehjeve kërcënuese që ka përdorur, largohet në këtë moment nga shtëpia e ‘Big Brother’. ‘Big Brother’ ju rikujton që secili prej jush duhet të respektojë rregullat e formatit për të pasur një lojë të drejtë,” njoftoi produksioni banorët.

Eva është konkurrentja e dytë që largohet brenda ditës së sotme. Mendohet se arsyeja ka qenë toni kërcënues me të cilin i është drejtuar Luizit dhe fraza “të çaj kafkën”. Rrugëtimi i saj në reality show zgjati vetëm një javë.

Në mëngjes, Ermiona Lekbello la shtëpinë për shkak të ofendimeve kundrejt banorëve të tjerë.