Ballina Lifestyle & Showbiz Eni Vasili shijon pushimet, moderatorja publikon foton e ëmbël me binjaket

Eni Vasili shijon pushimet, moderatorja publikon foton e ëmbël me binjaket

2

Moderatorja e njohur Eni Vasili po shijon disa ditë relaksi ku ka ndarë me miqtë e saj virtualë edhe një foto të ëmbël me dy vajzat e saj binjake. “Lloji im i verës”, ka shkruar Eni krahas një fotoje të publikuar në Instagram, ku shihet e shtrirë në një lëndinë me dy vajzat e saj të vogla në krah.

Eni Vasili u bë nënë për herë të parë më 6 korrik të 2021, duke sjellë në jetë vajzat binjake, Nikol e Sofi që i ndryshuan jetën.

Eni është shprehur e bekuar me dy vajzat, të cilat festuan pak muaj më parë 1-vjetorin e lindjes. Gazetarja vendosir të ndajë në “Instagram” një foto me të bijat që i mban në krah duke buzëqeshur. E veshur me një fustan të kuq me detaje ari dhe të zeza, Eni nuk e ka fshehur lumturinë e këtij momenti. Ndërkohë Nikol dhe Sofi janë veshur me fustane të bardhë.