Ballina Lajme Energjia e ripërtëritshme/ Rama: Masterplan rajonal dhe udhërrëfyes investimesh, shpresojmë në mbështetjen...

Energjia e ripërtëritshme/ Rama: Masterplan rajonal dhe udhërrëfyes investimesh, shpresojmë në mbështetjen e Norvegjisë

1

Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kryeministri i Malit të Zi, zv.ministri i Energjisë në Norvegji dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp pas diskutimeve të zhvilluara në panelin e organizuar mbi  “Mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor” dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjitike.

Teksa e konsideroi një mbledhje të nevojshme dhe një ditë tejet të rëndëishme kryeministri Edi Rama shpreson në vijimin e bashkëbisedimit ndërsa shprehet se qeveria norvegjeze do mbështesë përpjekjet e rajonit për konceptimin e një masterplani dhe një udhërrëfyesi investimesh.

“Ishte një mundësi e shkëlqyer dhe një mbledhje vërtetë e nevojshme në këto kohë lufte, kur bombat e plagët godasin diku në Ukrainë, por ku kriza energjetike plus inflacioni i luftës kanë goditur kudo në Europë, e përtej saj, përfshirë vendet tona.

Nuk kam aspak dyshim, se në këto kohë kaq të vështira, ajo çka kemi thënë më parë kur nisëm Ballkanin e Hapur dhe kur nxitëm për një bashkëpunim më të gjerë rajonal, bëhet gjithmonë e më e dukshme, na duhet të rajonalizojmë tregjet tona dhe sa i takon energjisë, na duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt, ende mbetemi tregje të vogla. Ajo çfarë na duhet e për të cilën kemi nevojë, nëse trajtohet në mënyrë të izoluar mund të jetë shumë më tepër e kushtueshme dhe jo vetëm kaq.

Besoj po kështu se duke vepruar në nivel rajonal, sa i takon tregut të energjisë, ne mund të kemi një qasje më të lehtë në financime dhe po kështu, mund të kemi një partneritet shumë më të fortë në sektorin privat. Ishte një ditë vërtetë e rëndësishme kjo e sotmja dhe i jam mirënjohës qeverisë norvegjeze dhe qeverisë serbe këtu që bënë të mundur nisjen e këtij bashkëbisedimi me praktikisht, njerëzit më të mirë dhe strukturat më të mira dhe më me dije në Europë, që janë norvegjezët.

Shpresoj fort që ky bashkëbisedim do të vazhdojë dhe që ne do t’i kemi me vete partnerët dhe miqtë tanë norvegjezë për të mbështetur përpjekjet tona, për të konceptuar një masterplan rajonal dhe një udhërrëfyes investimesh. Nuk do doja që të merrja më shumë prej kohës së askujt dhe dua ta përmbyll duke falenderuar edhe njëherë organizatorët për këtë mundësi. Pres me padurim po kështu, që ky dialog që nisi tashmë me këmbën e mbarë, të thellohet”, tha Rama.

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar reforma të vështira për Serbinë. Vuçiç bëri me dije se do investohen 17-32 miliardë euro në vitet e ardhshme në mënyrë që qytetarët serbë të kenë energji elektrike të mjaftueshme.

Siç e dini ne kemi punuar me norvegjezët dhe kemi marrë rekomandime se çfarë mund të bëjmë si Serbi për prioritetet dhe është një nivel i madh investimesh për energjinë. Është një nivel i madh investimesh që duhen bërë, mund të jenë investime nga 17-32 mld euro për vitet e ardhshme që të mbijetojmë dhe të kemi gaz dhe energji elektrike të mjaftueshme. Dhe kjo do ketë një efelkt dhe do jetë arsye e re për rritje sepse kjo është mundësia përveç probleme që kemi, që të kemi një treg rajonal të qëndrueshëm dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Nëse punojmë bashkë për të siguruar të ardhmen. Kjo çështje nuk është me rëndësi për këtë dimër por për gjithë dimrat e ardhshëm. Kur flasim për Serbinë ne do kemi reforma të vështira në ndërmarrjet tona publike. Do na duhet një reformë më e vështirë në sektorin e energjisë, në sektorin financiar dhe fiskal sepse duhet të ndryshojmë veten që të sigurojmë një të ardhme më të mirë. Të gjitha vendet tona s’kanë pasur investime në energji. Është ndërtuar vetëm një tubacion gazi, por nuk mjafton”, tha Vuçiç.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç vuri theksin te ndërtimi i impianteve të reja, kryesisht te impiantet diellore, dhe impiantet e energjisë së erës. Abazoviç u ndal gjithashtu te nevoja për ndërtimin e ibjekteve të rëndësishme energjitike, pasi sipas tij do zbuste tronditjet me të cilat është përballur Mali i Zi.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të hapura për përvojat që vijnë nga vendet skandinave. Folëm për energjinë e ripërtëritshme dhe energjinë e gjelbër që është me rëndësi për Malin e Zi. Kemi një lloj çekuilibri mes stinëve kur vjen fjala për importimin e energjisë elektrike. Ky koncept është i papranueshëm për ne. Ideja është të ndërtojmë impiante të reja. Ideja është të ndërtojmë impiante diellore, impiantet e energjisë së erës dhe një impiant për gazin e lëngshëm natyror.

Duam që të kemi objekte shumë më të rëndësishme energjetike që të zbusim tronditjet me të cilat jemi hasur. Besoj se të gjithë ne i jemi përkushtuar një objektivi të përbashkët, të punojmë së bashku. Pritshmëria e të gjithëve është reduktimi i varësisë energjetike dhe ndërtimi i objekteve energjetikë duke përfituar nga energjia e ripërtëritshme”, tha Abazoviç.

Nevojën për më shumë energji e ka shprehur dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Ky i fundit deklaroi se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit do të tejkalohet krizat dhe ndërtohen sistemeve më rezistente energjitike në rajon.

Organizimi i kësaj konference është i rëndësishëm për gjithë rajonin, në këto kohë kur kjo është çështja më e rëndësishme që diskutohet në Europë dhe rajon, për nevojën për më shumë energji. Patëm mundësi të flisnim me investuesit norvegjezë dhe të prezantonim objektivat strategjike dhe të flisnim për mundësitë e ofrimit të energjisë së ripërtëritshme. Mundësi për të shfrytëzuar mundësinë për energjinë e gjelbër, si një mundësi për ta zhvilluar rajonin si një fuqi energjetike. Gjatë 3 viteve të fundit kemi parë keqkuptime, por një periudhë e fundit sidomos gjatë 2 viteve të fundit rajoni ka nisur të jetë rajoni i bashkëpunimit, i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Bashkëpunimi është e vetmja mënyrë për të tejkaluar krizat dhe për të ndërtuar një sistem më rezistent energjetik në rajon që do tërheqë investime shtetërore. Një vend i vetëm s’mund ta zgjidhë këtë problem. Kjo mundësi na tregon se mund ta shfrytëzojmë këtë krizë globale. Vëmendja e qeverisë është prodhimi i energjisë dhe ushqimit.  Folëm për të zbutur pasojat e krizës dhe kemi marrë masa afatmesme dhe afatgjata”, tha ai.