tvkombi
tvkombi

Ëndrra amerikane/ Nisin sot aplikimet për lotarinë, ja njoftimi i ambasadës së SHBA

Lajme

Publikuar ne:06:47 - 05/10/2022

Ditën e sotme nis aplikimi për lotarinë amerikane.

Qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë për Programin DV-2024, e cila fillon prej mesditës së sotme.

Në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë, sqarohet se aplikimet për lotarinë do të përfundojnë në datën 8 nëntor 2022 në orën 18:00.

Njoftimi:

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2024 do të rifillojë të mërkurën, më 5 tetor 2022 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 8 nëntor 2022, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).

Shikoni këtë faqe për një vështrim të përgjithshëm të programit të Vizave të Shumëllojshmërisë, si dhe udhëzimet hap pas hapi për t’ju ndihmuar se si të plotësoni një aplikim për t’u regjistruar për Lotarinë. Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Ju sugjerojmë