Ballina Bota Emigranti i papunë në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda, e...

    Emigranti i papunë në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda, e dorëzon në polici

    1

    Një azilkërkues pakistanez në Itali gjeti një çantë të humbur në një rrugë në Firence, brenda së cilës kishte 1000 euro.

    Edhe pse 30-vjeçari ishte i papunë, vendosi të shkonte në një nga komisariatet e policisë dhe ja dorëzoi personelit të rojës.

    Agjentët më pas ja kthyen pronarit, një tjetër emigrant, i cili kishte humbur çantën në via Baracca.

    Gjesti i ndershmërisë së 30-vjeçarit u vlerësua nga punonjësit e policisë.

    “Kur pashë çantën në tokë mendova menjëherë se duhej t’ia ktheja pronarit, nuk mund të bëja ndryshe”, tha ai