Ballina Lajme Eleminimi i Pjerin Xhuvanit, dërgohet për gjykim çështja

Eleminimi i Pjerin Xhuvanit, dërgohet për gjykim çështja

1

Gjykata e Elbasanit vendosi të dërgojë për gjykim çështjen në ngarkim të Arbër Paplekajt. Ai akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur në prill 2021. Paplekaj kishte kërkuar rihetim të çështjes. Ai ka deklaruar se në momentin kur është kryer në vendngjarje ekspertiza mbi dinamikën e konfliktit, as Paplekaj dhe as avokati i tij nuk janë njoftuar për të qenë të pranishëm. Por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga Gjykata. Avokati i Paplekajt, nuk komentoi mbi vendimin, që, sipas tij, nuk mund të apelohet.

Vrasja në Elbasan, që ndodhi pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021, shkaktoi reagime të shumta dhe akuza të ndërsjella nga ana e politikës. Partia Demokratike akuzoi socialistët që po blinin vota për të fituar zgjedhjet. Ndërkohë shumica akuzoi opozitën se kishte ngritur një grup të armatosur për ta përdorur para dhe gjatë zgjedhjeve. Viktima Pjerin Xhuvani është akuzuar më parë nga Partia Demokratike si organizator i përplasjes me simpatizantët e PD-së në Ditën e Verës në datën 14 mars 2021.