Ballina Bota Elefanti vret gruan ne Indi, nuk i ndahet dhe pas vdekjes,i prish...

    Elefanti vret gruan ne Indi, nuk i ndahet dhe pas vdekjes,i prish funeralin dhe e sulmon dhe ne varr

    1

    Një grua 70-vjeçare humbi jetën, pasi u mbyt nga një elefant në distriktin Mayurbhanj, Orissa, Indi. Pavarësisht nga ajo që mund të mendohet, humbja e jetës nga një elefant është një shkak i zakonshëm atje, por ajo që ndodhi më pas është përtej çdo logjike normale.

    Sipas medias ‘The Print’, Maya Murmu, gruaja e ndjerë ndodhej në tokë pranë shtëpisë së saj, fshatit Raipal, ku shkoi për të mbushur ujë në pus. Kjo ishte një rutinë normale për Maya, por gjithçka shkoi keq kur ajo pa një tufë elefantësh që i afroheshin të tërbuar.

    Ky grup gjitarësh po kthehej nga pylli i kafshëve të egra, me sa duket. Maya Murmu u përpoq të ikte me vrap, sa mundej, por një nga elefantët e ndoqi atë derisa e goditi me feçkë dhe e shkeli disa herë. Pas asaj që ndodhi, banorët e Raipalit u përpoqën të ndihmonin të plagosurën, e transferuan në një spital në Baripada. Fatkeqësisht, ajo humbi jetën rrugës.

    Mjeku që ekzaminoi trupin e Maya përcaktoi shkaqet e humbjes së jetës së saj dhe të afërmit e vëzhguan atë. Deri këtu, çdo gjë normale. Megjithatë, incidenti fatkeq nuk mbaroi këtu. Kur familja e saj po përgatitej të mbante zi për trupin e Maya Murmu, një tufë prej 12 elefantësh u rishfaq dhe njëri prej tyre sulmoi të ndjerën për herë të dytë.

    Gjëja më e pabesueshme është se gjitari që i mori jetën gruas 70-vjeçare dukej i njëjti me atë që nuk iu shqit të ndjerës. Fshatarët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe trupin e gruas e kanë lënë në fshat.

    Familjarët dhe miqtë e të ndjerës deshën të largoheshin nga zona, por elefantët u larguan të nesërmen dhe zgjimi u bë, këtë herë, pa asnjë surprizë. “Ne ishim të frikësuar pas pranisë së tufës së elefantëve atje. Asnjëherë më parë nuk kemi parë një tufë kaq të egër elefantësh, – tha një zyrtar i zonës për “Times of India”.

    – Kemi marrë masa për të siguruar dëmshpërblim ndaj të afërmve të të ndjerës. Fillimisht do të rimbursojmë 10 mijë rubla për funeralin dhe ritualet përkatëse nga shuma e dëmshpërblimit. Pasi familjarët të aplikojnë për ndihmë, do të vijojmë me procesin kompensues”.