tvkombi
tvkombi

Elbasan/ Sherr mes policëve për një vajzë, 2 të pezulluar nga puna

Uncategorized

Publikuar ne:11:34 - 28/12/2022

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka pezulluar nga detyra,  2 punonjës të Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Elbasanit. Bëhet fjalë për efektivët Ervis Hasa dhe Redi Mato.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore. Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Ervis Hasa është konfliktuar për motive të dobëta, me Redi Maton, 23 vjeç  gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit.

Gjatë konfliktit, Redi Mato në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me send të fortë Ervis Hasën, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po kryen hetimet e mëtejshme për këtë rast, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, sipas Klan News, efektivët dyshohet të jenë përfshirë në konflikt për një vajzë./Opinion.al

Ju sugjerojmë