Ballina Vendi Elbasan/Automjet i vjedhur në servis, shpallet në kërkim babai i Florenc Çapjas

Elbasan/Automjet i vjedhur në servis, shpallet në kërkim babai i Florenc Çapjas

2

Policia ka zhvilluar kontroll në servisin në pronësi të Fejzullah Çapjas në Elbasan, babait të Florenc Çapja, të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit u gjet një automjet tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019. Në vijim të kontrollit, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020 fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular. Ndërsa në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë gjetën një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit. Sipas “News 24” policia shkoi për kontroll në servis për të kapur Florenc Çapjan pasi kishte marrë informacione se ai ishte kthyer nga Dubai për në Shqipëri.

Ndërkohë u shpall në kërkim babai i Florenc Çapjas 64-vjeçari Fejzullah Çapja. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2012./Opinion.al