Ballina Bota Ekzekutohet ne sy te familjes bosi i mafias greke..Ishte duke festuar Pashket..

    Ekzekutohet ne sy te familjes bosi i mafias greke..Ishte duke festuar Pashket..

    1

    Një 55-vjeçar grek, i njohur si një nga bosët e mafies në shtetin helen ka mbetur sot i vrarë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në komunën Dervenochoria. Mediat greke raportojnë se Giannis Skaftourou kishte shkuar me familjen për të festuar Pashkët, por aty është vrarë. Thuhet se autorët kanë qenë 4 persona, ndërsa dy prej tyre, kanë zbritur nga motoçikleta dhe më pas kanë hyrë në oborrin e banesës ku ndodhej objektivi i tyre dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me kallashnikov. Krimi ndodhi në sy të familjes së 55-vjeçarit. Nga të shtënat u plagos edhe vajza e tij 22-vjeçare dhe vjehrri i tij, të cilët u transportuan në spital. Previous Next Giannis Skaftouros ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale, vrasje apo rrëmbim, ndërsa emri i tij është i njohur për policinë greke. Ai përmendet për shantazhe, konflikte mes bandave apo dhe zjarrvënie dhe vepra të tjera të rënda. Në verën e vitit 2018, teksa ndodhej në burgun e Korydallos, ai u sulmua me thikë nga anëtarë të mafias shqiptare. Protothema shkruan se hetimet dhe kërkimet për autorët e atentatit janë në vazhdim, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë.