tvkombi
tvkombi

Ekzekutohet me armë para shtëpisë shqiptari në Maqedoninë e Veriut

Vendi

Publikuar ne:06:58 - 18/09/2022

Maqedonia e Veriut- Ekzekutohet me armë një shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit Gostivar. Viktima është Gent Asani 28-vjeç. Sipas policisë, i riu është qëlluar me armë në kokë para shtëpisë së tij. Policia vendase po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Në njoftimin zyrtar policia informon se ‘sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad”, është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit.’.

Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.

Ju sugjerojmë