Ballina Vendi Eksperti: Heqja e TVSH për produktet e shportës sjell ulje çmimesh

Eksperti: Heqja e TVSH për produktet e shportës sjell ulje çmimesh

1

“Heqja e TVSH-së për produktet e shportës bazë për 3 muaj do ishte ideale”. Kështu deklaroi eksperti i ekonomisë, Klodian Muço në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.

Ai tha se automatikisht kjo do të sillte një ulje të çmimeve të shportës dhe tregtarët nuk do të kishin mundësi për abuzime.

“Heqja e TVSH do të ishte një zgjidhje ideale në këto momente. Për arsye të rritjes së çmimeve, mund të thonë që si qeveri kam vendosur që për produktet e shportës bazë të heqë TVSH-ja. Automatikisht sipërmarrësit janë të detyruar të heqin me 20% vlerën e çmimeve. Tregtarët për një periudhë 3 mujore do e kishin të pamundur që të abuzonin”, u shpreh eksperti.

Ai shtoi se vetëm nga rritja e çmimeve, nga periudha e janarit,  pati 18 mld lekë më tepër si pasojë e të ardhurave fiskale.

Z. Muço i quajti jo-efikase bordet e ngritura nga qeveria për kontrollin e çmimeve të produkteve.