Ballina Vendi Efektivi i policisë humb jetën para komisariatit në Kamëz, dyshimet e para!?

Efektivi i policisë humb jetën para komisariatit në Kamëz, dyshimet e para!?

1

Një efektiv policie ka humbur jetën në Kamëz, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Efektivi 59-vjeçar është gjetur i pajetë nga kolegët e tij, ndërkohë që nuk i janë kostatuar shenja dhune.

Naim Duka, 59 vjeç, ka qenë duke lënë shërbimin, ishte patrulle sot i pari dhe para komisariatit ka ndërruar jete.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.06.2022, në Kamzë, ka ndërruar jetë shtetasi N. D., 59 vjeç, punonjës Policie.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.