Ballina Vendi Edvin Prifti tregon historinë shokuese:“Më sollën një mjek të ri, nga fisi...

Edvin Prifti tregon historinë shokuese:“Më sollën një mjek të ri, nga fisi i këtyre të drejtësisë, të operonte si i pari”pa pyetur per rrezikun e jetes se pacientit

1
“Më sollën një mjek të ri, nga fisi i këtyre

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur dje të lërë në fuqi pezullimin nga detyra të mjekut Edvin Prifti, deri në shkurt të vitit 2023.

Ndërkohë, sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kardiokirurgu zbulon për herë të parë dhe një rast që i ka ndodhur në punë, si shef i Kardiokirurgjisë në QSUT, duke treguar se i kishin çuar me “insistim dhe direktivë” një mjek të ri që të punonte me të, por të operonte si i pari.

Mjeku thekson se kishte kundërshtuar, pasi rrezikohej jeta e pacientëve.“Edhe mua më kërkohet me insistim dhe direktivë që një mjek i ri me mesatare që linte për të dëshiruar, nga ata të fisit revolucionar kushëriro-tribal të sistemit të drejtësisë, packa aftësive teorike dhe praktike të kufizuara, të operonte si i parë pasi duhej të ngrihej emri i tij në kurriz të pacientëve që na kishin mirëbesuar jetën”, shkruan mjeku Prifti.

Mjeku tregon se përgjigja e tij kishte qenë jo.

Ai e sjell këtë histori teksa ndan një dokumentar për mjekun Ali Spahia, i cili u persekutua sepse në vend të tij donin të çonin një nip të Byrosë Politike.

Edvin Prifti: Histori të ngjashme dhe pse afër një shekull më vonë

Me kishte shpëtuar ky dokumentar të cilin e gjeni më poshtë për viganet e mjekësise shqiptare dr Ali Spahiu dhe dr Fadil Spahija. Emrat e tyre pak përmenden sot por kjo është semundja e përgjithshme e këtij kombi, e cila ka të bëjë me amnezine ose harresën dhe mungesën e memories. Kalvari i jetës së tyre ishte i jashtëzakonshem me burgje dhe internime dhe ndërkohe ishin dy yjet e mjekësise shqiptare të kohes. E gjitha filloi pasi në vend të dr. Ali Spahisë duhet të punësohej nipi i Byrosë Politike i cili nuk dinte ABC e mjekësisë dhe dr. Fadil Spahija e përshkruan këtë në formën e një anekdote në intervisten e tij.

Pa dashur aspak të krahasoj veten me këta titanë të mendimit dhe profesionit, 70 vjet më pas, në detyren time si shef i kardiokirurgjisë në QSUT, pasi me sakrifica dhe punë të përkushtuar ne bëmë të mundur që mijerat e shqiptarëve që kishin të vetmen zgjidhje të shkonin në Turqi për tu operuar nga zemra, të operoheshin në Tiranë. Edhe mua më kërkohet me insistim dhe direktivë që një mjek i ri me mesatare që linte për të dëshiruar, nga ata të fisit revolucionar kushëriro-tribal të sistemit të drejtësisë, packa aftësive teorike dhe praktike të kufizuara, të operonte si i parë pasi duhej të ngrihej emri i tij në kurriz të pacienteve që na kishin mirëbesuar jetën.

Me gjithë dëshiren për ti dhënë edhe atij mundësinë si të gjithë stafit tim, përgjigja ime ishte jo pasi procesi kërkon trajnim, përgjëgjesi dhe sakrifica, dhe konseguenca për mua ishte e ngjashme me atë të mjekëve të mëdhenj. Mbase pa dashje bënë që të krahasohej jeta ime me të tyren! Është e dukshme se sa përpara ka bërë kjo shoqëria jonë?!

Përpara se një intelektual të vritet ai duhet të lincohet, përgojohet, shpifet, duhet thurur fabula e intrigës që ajo të duket e vërtetë, duhet që intelektuali të simbolizojë heretikun që më pas të digjet në flaket, që turma pa memorie ia “dhuron” në shërbim të shelbimit të tij (prof. ALESSANDRO ORSINI). /CNA.al