Ballina Lajme E zhdukur prej tri ditësh, gjendet në liqenin e Prespës trupi i...

E zhdukur prej tri ditësh, gjendet në liqenin e Prespës trupi i pajetë i gruas

1

Pas tre ditë kërkimesh, është gjetur e pajetë e moshuara nga Pusteci. Ajo rezultonte e zhdukur që prej 31 dhjetorit. Pas kërkimeve nga grupet e emergjencave të bashkisë, trupi i pajetë i gruas u gjet në liqenin e Prespës.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor. Trupi i pajetë pasi të nxirret nga liqeni, pritet t’i nënshtrohet procesit të autopsisë.