Ballina Vendi E dhimbshme/Nxënësit e komunitetit rom përjashtohen nga Festa e Abetares

E dhimbshme/Nxënësit e komunitetit rom përjashtohen nga Festa e Abetares

1

Në Pejë, të martën u kremtua Festa e Abetarës.

Por, bashkë me bashkëmoshatarët e tyre nga komunat e tjera nuk ishin edhe dhjetë nxënës të komunitetit rom, të cilët u ulën të ndarë.

Nxënësit thonë se do donin të ishin më në qendër, derisa mësuesja e tyre Xhylfidane Morina deklaroi se kjo nuk ka të bëjë me diskriminim dhe se ishte veç një rastësi, njofton Klan Kosova.

“Këta nxënës patën vetë dëshirë të ulen në atë vend. Nuk kishte ndonjë qëllim tjetër…Nuk bëhet fjalë për diskriminim”, deklaroi mësuesja Xhylfidane Morina.

“Do të donim të ishim më në qendër por këtu na tha mësuesja të vendosemi”, shprehet një nga nxënëset e komuniteteve.

Në Karagaç të Pejës ditën e martë për herë të parë me ceremoni u shënua përfundimi i klasës së parë për nxënësit.

Në ceremoni kishte edhe mysafirë nga Shqipëria.