Ballina Vendi E trishte/Ndarja nga e dashura con ne depresion 30 vjecarin shqiptar,var veten...

E trishte/Ndarja nga e dashura con ne depresion 30 vjecarin shqiptar,var veten ne peme!

1

Mediat greke kanë raportuar një ngjarje të rëndë të ndodhur orëve të fundit në Volos. Mësohet se një i ri shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në pemë.

Viktima është Laertis S. Trupi i tij i pajetë është gjetur nga kalimtarët i varur në një pemë. I riu i ndjerë punonte në Volos në një restorant në Nea Joni.

Sipas The Newspaper.gr, shqiotari i dha fund jetës pasi pësoi një zhgënjim dashuror të cilin nuk mundi ta përballonte dot emocionalisht.

Familja e të ndjerit ka kërkuar që varrimi i të riut të bëhet në Shqipëri.