Ballina Bota E trishte/Motocikleta e tij perplaset me shtyllen,nderron jete 4- vjecari

    E trishte/Motocikleta e tij perplaset me shtyllen,nderron jete 4- vjecari

    1

    Një vogëlush gjeti vdekjen tragjike teksa i jepte për herë të parë mini-motoçikletës së tij të re pasi u përplas me një shtyllë metalike.

    Jacob Gamlin-Turner, 4 vjeç, kishte dalë me familjen e tij i emocionuar se do të provonte mjetin e tij të ri të udhëtimit, por pësoi një aksidenti fatal që e ndau nga jeta.

    Më pas ai doli nga rruga dhe goditi shtyllën metalike të gardhit, duke pësuar lëndime në kokë dhe gjakderdhje të brendshme.

    Familja e tij mori vendimin therës për të fikur pajisjen që e mbante në jetë. Jacob i apasionuar pas sportit donte të bënte motokros pasi pa vëllain e tij të madh të merrte pjesë në këtë sport.

    Babai i tij Ross Turner e çoi Jacob në Fushën Sportive Britannia në Blackwood, Uells i Jugut, në mënyrë që ai të mund të provonte biçikletën e tij të re për herë të parë së bashku me gjyshin dhe një mik.

    Pas hetimeve u mësua se Jacob kishte tentuar të provonte mini-motoçikleta të tjera përpara se t’i merrte të tijën, raporton Metro.