Ballina Bota E trishte/Letra mallengjyese e një fëmije ukrainas për nënën e tij...

    E trishte/Letra mallengjyese e një fëmije ukrainas për nënën e tij të vdekur: S’do të të harroj, të jam mirënjohës për…

    1

    “Mami, kjo letër është një dhuratë për ty”-kështu fillon letra prekëse e vogëlushit Anatoli drejtuar nënës së tij të vdekur. Ai është 9 vjeç dhe së bashku me nënën e tij që quhej Galina, po përpiqej të arratisej nga qyteti Hostomel, disa kilometra në veri të Kievit për t’i shpëtuar luftës.

    Mirëpo, trupat ruse hapën zjarr mbi makinën e tyre dhe për Galinën ai ishte momenti i fundit. Anatoli, i njohur si Tolya, u shpëtua nga trupat Ukrainase, ndërsa kur i ra në dorë një fletore vendosi të shkruante mendimet e tij për nënën që nuk e kishte më.

    “Nëse mendon se jam rritur kot, e ke gabim”-shkruan fëmija. “Mendoj se këto 9 vite kanë qenë më të mirat e jetës sime. Jam shumë mirënjohës për fëmijërinë time. Ti je mamaja më e mirë në botë dhe nuk do të të harroj kurrë. Shpresoj të jesh e lumtur në parajsë dhe shpresoj të shkosh në parajsë. Do të shihemi në parajsë. Do përpiqem të jem një djalë i mirë për të ardhur në parajsë tek ti.”-ka shkruar vogëlushi, ndërsa letra përfundon me një “puthje” dhe emrin e nënës së tij.