Ballina Vendi E trishtë/Ishte duke festuar, studenti grek bie nga kati i tretë!

E trishtë/Ishte duke festuar, studenti grek bie nga kati i tretë!

1

Një student 21-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Janinës me plagë të rënda, pasi ka rënë nga kati i 3-të i një pallati.

Sipas informacioneve të deritanishme, mediat greke, i riu ka qenë në një festë mbrëmjen e së premtes në Kampusin Universitar në Janinë, por nuk dihet saktësisht si është rrëzuar.

“Një student 21-vjeçar i Universitetit të Janinës po trajtohet në ICU të Spitalit të Përgjithshëm Universitar ku është shtruar në orën 03.30 të mëngjesit pasi ka rënë nga kati i 3-të i një pallati”, njofton policia..

I riu është dërguar në spital me disa fraktura, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.