Ballina Vendi E shau dhe e provokoi në rrjete sociale, Noizy nuk përmbahet, “shemb”...

E shau dhe e provokoi në rrjete sociale, Noizy nuk përmbahet, “shemb” me grushte mikun e Stresit,Cllevion

1
Cllevio Noizy Rrahen 780x439

Një video është duke qarkulluar në rrjete sociale ku shihet reperi Noizy duke goditur fenomenin e rrjeteve sociale Cllevio. Sherri besohet se ka ndodhur pasi ky I fundit ka provokuar dhe sharë Noizyn në rrjete sociale, e madje ka shkuar deri te lokali I tij në Durrës.

Në videon e publikuar shihet se si Noizy godet me grusht Cellevion e më pas nis ta ndjekë me vrap, ndërsa shokë të tij I bashkohen me shpejtësi.

Vlen të theksohet se Kleviol Ahmeti, ishte në të kaluarën anëtar i The Bloody Alboz (TBA), i njohur me nofkën atëherë “Hudra”. Po ashtu, ai është mik shumë i mirë edhe me këngëtarin e njohur Arkimed Lushaj (Stresi).

Kujtojmë se ditë më parë Cllevio kishte publikuar një mesazh sipas tij nga Noizy, ku ky i fundit kishte thënë se nuk po i pëlqen ajo që Cllevio po thoshte në rrjete sociale kundër tij.

Cllevio te një pjesë e publikut njihet edhe për këngët e tij sa ishte pjesë e TBA, por edhe ato që i ka publikuar në kohët e fundit.

(BalkanWeb)