Ballina Vendi E rëndë/ Po kalonte rrugën, makina përplas fëmijën 10-vjeçar në aksin Milot...

E rëndë/ Po kalonte rrugën, makina përplas fëmijën 10-vjeçar në aksin Milot – Rrëshen

1

 Një fëmijë 10-vjeçar është përplasur nga një makinë, mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fang, ku fëmija po kalonte rrugën kur është marrë para nga makina që lëvizte me shpejtësi.

Mësohet se i mitur është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.