Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasin L. P., 40 vjeç, banues në Berat, me detyrë administrator dhe drejtues teknik në një firmë ndërtimi, pasi ditën e djeshme, është dëmtuar gjatë kryerjes së punimeve në këtë firmë, shtetasi A. F., 45 vjeç, banues në Berat, i punësuar në mënyrë të paligjshme, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale
Ballina Vendi E rendë/Plagoset gjatë orarit te punës në ndërtim 45-vjecari nga Berati,arrestohet administratori...