Ballina Lajme Kronike E Rëndë në Shkodër/Ekzekutohet në mënyrë të frikshme një 19-vjeçar.

E Rëndë në Shkodër/Ekzekutohet në mënyrë të frikshme një 19-vjeçar.

1

Një djalë vetëm 19 vjeçar është ekzekutuar frikshëm sonte në Shkodër. Ai ishte duke pirë një kafe në një lokal në bulevardin e qytetit, kur persona të panjohur iu afruan dhe e qëlluan me armë zjarri.

Pak minuta më pas, një motor me të cilin kishin kryer vrasjen autorët, u gjet i djegur jo larg vendngjarjes, një krim tipik ky që vjen në vazhdën e krimeve të pazbardhura.

Policia tha se rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Erion Xhenje, 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur një motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.