Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festival fetar në Indi, ku një vinç ka humbur ekuilibrin për shkak se nuk ishte vendosur në një sipërfaqe të rrafshët dhe ka rënë mbi turmën që ishte poshtë platformës.
Autoritetet vendase raportojnë për katër viktima dhe pesë persona të plagosur.
“Natën e kaluar një vinç që synonte të mbante idhujt dhe ku do të vendoseshin kurora lulesh nga besimtarët në tempullin Draupathi u shemb papritur, duke vrarë tre persona në vend dhe duke plagosur shumë të tjerë. Nga të plagosurit, një tjetër humbi jetën si pasojë e plagëve të marra mëngjesin e sotëm në spital, duke e çuar numrin e viktimave në katër”, thuhet në deklaratën e policisë.
(BalkanWeb)