Ballina Rajoni E rëndë në Greqi/ Emigranti tenton të grabisë një banesë, merret zvarrë...

E rëndë në Greqi/ Emigranti tenton të grabisë një banesë, merret zvarrë nga një makinë teksa tentonte të largohej me nxitim

2

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qendër të Selanikut, kur një burrë ka tentuar të hyjë në një banesë dhe në tentativë për t’u arratisur është tërhequr zvarrë dhe plagosur nga një makinë që kalonte.

Sipas informacioneve të “Protothema”, gjithçka ka ndodhur rreth orës 21:00 kur një emigrant, rreth 35 vjeç, ka tentuar të “shpërthejë” një apartament në rrugën “Sokratous” me qëllim rrëmbimin e parave dhe sendeve me vlerë dhesapo ka kuptuar që ishte njoftuar policia, ai u largua.

Megjithatë, në tentativë për t’u larguar, ai ka vrapuar dhe ka kaluar vertikalisht në rrugën Egnatia, ku për pasojë është tërhequr zvarrë nga një automjet që kalonte në drejtim të lindjes. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe një ambulancë e EKAV-së dhe pasi i është ofruar ndihma e parë nga ekipet e shpëtimit, ai është dërguar në spitalin Papageorgiou nën shoqërimin e forcave të policisë.

Mësohet se 35-vjeçari, shtetësia e të cilit ende nuk dihet, ka lëndime në gjoks, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të njëjtave informacione , pranë tij janë gjetur një thikë dhe disa bizhuteri ari, të cilat dyshohet se janë produkte të vjedhjes nga banesa në rrugën Sokratous.