Ballina Vendi E rëndë në Greqi/ 30-vjeçari shqiptar humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë...

E rëndë në Greqi/ 30-vjeçari shqiptar humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë djali i tij 4-vjeçar dhe plagoset nipi

2

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lefkada të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar, katër vjeç, ka humbur jetën pas një aksidenti me një traktor. Mjeti drejtohej nga babai i tij, 30 vjeç, por pasi ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga, duke plagosur për vdekje të voglin. Ndërkohë në traktor ka qenë edhe nipi i shoferit shqiptar, 16 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat greke raportojnë se pas njoftimit për aksidentin, në vendngjarje janë nisur me urgjencë dy autoambulanca, por për fat të keq nuk kanë mundur që të mbajnë në jetë 4-vjeçarin.

Sakaq, shoferi është shoqëruar në polici pas ngjarjes, ndërsa ditën e sotme është lënë i lirë.