Ballina Vendi LAJMI FUNDIT/Kancelari i Gjykates se Elbasanit goditet disa here me leve,nga...

LAJMI FUNDIT/Kancelari i Gjykates se Elbasanit goditet disa here me leve,nga persona te paidentifikuar

1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur sapo kancelari i Gjykatës ka dalë nga një bar-kafe afër Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Aktualisht kacelari i Gjykatës së Elbasanit po merr trajtim mjekësor në spitalin kururgjikal në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli”.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorëve.