Ballina Vendi E rëndë! Humb jetën shqiptari, u godit nga rrufeja

E rëndë! Humb jetën shqiptari, u godit nga rrufeja

1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku rrufeja ka goditur për vdekje një person.

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Petrovë të Prizrenit, ndërsa viktima ishte duke drejtuar mjetin e tij traktor.

Sakaq, moti i keq ka përfshirë të gjithë Kosovën, ndërsa një tjetër goditje rrufeje ka rënë mbi minaren e një xhamie në Çifllak të Rahovecit, por për fat të mirë pa shkaktuar dëme.