Ballina Bota E rëndë, fëmija 4-vjeç bie nga shkallët dhe humb jetën

    E rëndë, fëmija 4-vjeç bie nga shkallët dhe humb jetën

    1

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Piza të Italisë, ku një fëmijë 4 vjeç ka rënë nga shkallët dhe është përplasur me një objekt xhami dhe për pasojë ka humbur jetën.

    Sipas mediave italiane objekti i xhamit i ishte ngulur thellë në qafë.

    Mediat bëjnë me dije gjithashtu se fëmija që humbi jetën ishte me orgjinë gjermane dhe kishte ardhur në Itali për të marrë pjesë në një festë sëbashku me prindërit dhe vëllain e tij.

    Pavarësisht se mjekët mbërritën menjëherë në vendngjarje ishte e pamundur që vogëlushit t’i shpëtohej jeta si pasojë e plagës së rëndë që kishte marrë në qafë.